vendredi 22 mai 2015

Deux syntextes de Mathias Richard traduits en albanais, par Anila Xhekaliu

Mathias Richard
Lindur në 1974, në Paris, jeton aktualisht në Marsejë. Shkrimtar, poet, muzikant, Mathias Richard merret me lexime-perfomancë të teksteve të tij, si dhe koncerte rock/elektronike, herë në emrin e tij, herë në emrin R3PLYc4N. Në 2004 bashkëkrijon platformën shumëpërmasore Caméras Animales. Në 2007 themelon mutantisme, lëvizje artistike dhe reflektimi, bashkim gjysmë-real e gjysmë-virtual. Ka publikuar librat : Makinë në kokë (Vermifuge, 2013), Manifesti mutantist 1.1 (Caméras Animales, 2011), Anaérobiose (Le Grand Souffle, 2009), Muzikat e revoltës së mallkuar (Caméras Animales, 2004).


amatemp3.2

Log in / botvirtuale.dll / Le ta shkatërrojmë Apokalipsin e le të mbretërojmë mbi çka mbetet. Lojë e re. / “bëhet shumë mbytëse. Nuk jemi në krizë morale, politike, financiere, nuk gjendemi në asnjërën nga këto. Jemi në krizë zhvillimi. Po vdesim për njerëzimin, për të lindur në diçka tjetër.” / Për të tjetërzhvendosur / Kam frikë mos veshja ime e plumbtë i telefonon time më. / Provo të hysh në lidhje me Michael Jackson në kokën tënde. / Dashuria zgjat më gjatë se vdekja./ Është gjetur makina për të prodhuar kohë : Është një botë e tërë tregjesh të reja që zhvillohen : Më paguani me çeqe gjatë kohës që fle / nga një pikpamje jonjerëzore, vetëdija njerëzore shfaqet si kancer i pakontrollueshëm. / zëmë në grackë fëmijët që vijnë në botë. / Njerëzit jetojnë në skllavëri në planetin Tokë. / Bota është një spital i madh psikiatrik. / Të gjitha psikat njerëzore formojnë një të vetme. / një psikë të vetme kolektive që ëndërron 24 orë në ditë, në një ditë pa orë e pa kufij / psikiatri e urgjencës : të mos presim që ëndrra kolektive të çlirohet. Na duhet të veprojmë për veten tonë./ mutantizmi është shpërthim i heshtur / zbavitëse, ëndërroja sikur më flisje. / zgjohem. Je aty por e heshtur. / Gjenerata e dytë e vetëgjeneruar / fëmija i tretë falas / IBM riprodhon trurin e një maceje me 150.000 proçedues / krijim organesh ndjesorë të sintezës / teknologjia taton produktet dhe logjikat e saj shoqërive tokësore / Ky proces i mrekullueshëm konverton oksigjenin dhe sheqerin në emocion. / ndryshime të dritës dhe ritmeve na japin nocionin e kohës dhe hapësirës / Frika i mëson elementit intelektual të ëndërrojë. / “Pra gjithçka është e thyer, ngado. Gjithçka është e tmerrshme, ngado, madje në qytetet rrezëllitëse amerikane, shumë të rehatshme, është e njëjta babëzi, ngado.” / Ç’nuk ka qenë kurrë nuk është më përsëri. / E di, do kisha dashur të provoja përvojën e një holokausti bërthamor tek njeriu. / Në rastin e një të porsalinduri me një kaskë realiteti ? / E qara e përsosur do bëhet sport i nivelit shumë të lartë. / qitje për të Ngjeshur në bazë të kafkës / emergjencën e një interneti të gjithkundgjendshëm quajtur interneti i objekteve / kam një shok insektofil dhe e bën jetën shkel e shko / shtëpi-kafaz në Hong Kong / bisnes sigurimi : Për ne, situata siguruese dëmtohet, më mirë s’ka. / molekulë me 46 fytyra : e gjithkundgjendshmja / majmunë ushqehen nga mendimi / e pamundshmja për të frymëmarrë pa ekip / Një komunitet jashtëtokësor do duhej të jetojë në autonomi të plotë – në një kasolle varur në një asteroid. / 100 goditje të rrufeshme godasin Tokën çdo sekondë / dua të dëgjoj rrezet X, dua… / Dua të prek me tjetër gjë – si këto putra të kapshme / Jam një makinë, dhe do mund të dija më shumë. / të bëhem si gjuetarët që gjuajnë veten / Katër kilometra gra shtatzëna në të cilat qarkullojnë protonet / kur isha i vogël, u dërgoja vizatime të burgosurve të torturuar kilianë / thonë se ndjenjat e mia për ty janë të programuara. Përpiqem t’i sjell ndërmend. Jo keq. / Boshllëk më i mirë i mundshëm duhet të mbretërojë / që të gjitha organet e të gjitha gjërave, të gjithë sytë, të gjitha gojët, të gjithë penisët, të gjitha vaginat, të gjithë veshët, të gjithë anusët, të varen mbi trupin plot me qytete të tëra të vëna në vijë, si mbi bishtin e palloit të një bishti mbretëror – dhe të kenë aty përfaqësuesit e tyre të brendshëm / t’i zëvendësojnë proçedurat e ndërlikura me objekte më përmbledhëse a më të përgjithshme (punë e informatikës pa kompjuter) / namatisjet janë algoritma / algoritmat janë namatisje për të cilat shoqëria jonë ka nevojë çdo ditë më tepër / një avion të vogël për 110.000 refugjatë ! / të gjitha këto organe grumbullohen deri në festën e panairit / dhe grumbullohen përsëri / përmjet kohës e hapësirës / “Dhe duhet ardhur çastin kur vetëdija rrotullohet në një përmasë tjetër. Kjo është historia, është krizë zhvillimi. Jemi në të njëjtën pikë ku, në njëfarë çasti të zhvillimit, i është dashur të kalojë nga frymëmarrje bronkesh në frymëmarrje mushkërish, përndryshe asfiksohemi.” / Baza dhe kulmi. / Lulja brenda frutit – që është njëherësh prindi dhe fëmija e tij. / Të rënë si të vjetrit. / Dera e madhe dhe ajo çka ndodh. / Mekanizma bërthamorë të aktivizuar, makina – shtyn kohën në çardakë, si makaronat e gjata në brumë të ri, dhe makina e vetme përdor kohën për të prodhuar kohë për të prodhuar kohë. / Kur makina ndalet, koha ishte një iluzion i sajuar. / Jemi të panumërt si trupat ku zotërojmë, njëherësh prindër e fëmijë pa fund në kopje të përsosura. / ke njëqind njerëz të gjallë në kokën tënde / dhe je / njeriu i vetëm që njoh / Kanë fshirë mendjen e tij, kanë shpëlarë trurin e tij herë pas here, vite me radhë – dhe nuk ka reshtur kurrë të së dashuri. / 1 Napollon et 1 Apollon dëgjojnë black-metal afrikan black-metal / Do I have to upload that to your brain myself ? / Log off 

***

amatemp19 [\m/]



Ky lexim mund të regjistrohet.

fjala më e njohur në botë është “OK”
fjala më e njohur në botë është “OK”
fjala më e njohur në botë është “OK” dhe e dyta është “coca cola”

speedtalk || Mamaja ime është sisore. Si Stalini. || Jemi pederastë homofobë. II Të flas me cci. || Një çaj pa avull po deshët. || Me ta plas shpirtin është në njëfarë mënyre gjëja më e fundit, domethënë me mrekullimin e dëshirës së ngulmët me ta plas shpirtin, qëllimi i shkatërrimit të kuptimit është arritur. || një lypës rrugësh shtrihet gjerë e gjatë në pistën e metrosë || Ajo lind në autostradë dhe fëmija e saj shtypet nga një makinë që zigzagon dhe provokon një përplasje të tmerrshme : 50 të vdekur. || meduzë bubblegum || europe superdroge || spam anal || Zhvillim i bujshëm || Psychic Mutant Codex || filma pa kamera || Kebabi i Prustit || spermë : dhurues universal || telash njerëzor || logo my ego || muzika ngre qimet. || si një balerinë mbi një minë antivetjake || Ai shtrihet gjerë e gjatë duke parë qiellin. || për të shkruar njëherësh dy fjali të ndryshme me të dyja duart || || për të jetuar 9 ditë me kokë të prerë, para se të vdesë nga uria. || Lilianë rrudh prapanicën në të mbrendshme prej ari. || Donald Trump thërret në revolucion. || unë gjuaj me plumba bërë prej gjakut tim || Pështyma jote është kundërdhimbja ime. || Çdo ditë sheh lindjen e një teknologjie që trazon mendësitë. || seks lëngues prej të paturit mbërritur kulmin e kënaqësisë || vij prej një asgjëkundi pa fund e marr drejt asgjësë

Without english you don't exist
Pa anglishten, nuk jeni aty
Pa anglishten, nuk jeni as në dhomë
Pa anglishten jeni të padukshëm
Without english you're invisible
Without english you're not even in the room
Without english you don't exist
Without english you don't

Roberti bëhet Robart. || I vë zjarrin dhomës së tij të hotelit duke u munduar mos zien një lepur në një ibrik kafeje. || Adolf Hitleri ndjek tash e tutje shfaqjen tënde muzikore. || Google vdiq. || (zë epshor) Mos do të luash në mikrovalë me mua ? || Syri i saj është më i madh se truri i saj. || Fluturat shijojnë me këmbët e tyre. || Yjet e detit janë pa tru || vetëm, sytë në tavan || Avant-garda në lëvizje tek Fondacioni i Ndërmarrjes Rikard || paaftësi për të emërtuar, identifikuar e trajtuar emocionin || Gjërat që ekzistojnë por nuk kanë emër. || Fjalë të mbledhura nga HP Lovecraft || mendimet tona janë burgosur në të folur :: për të modifikuar gjuhën modifiko kushtet e mendimit || për të prerë flokët me gjuhë || duke përzier bishta zvarranikësh, sisorësh e zogjsh për të arritur tek një kafshë mozaik || një përçues i aftë për t’i thithur informacionet si sfungjer || Truri mbrohet vetë kundër ecurisë shpërbërëse të krijimit. Ngurtësohet dhe nocionet e tij të fituara forcohen në sisteme që rezistojnë po i le të shkatërrohen. || kondensim rrezesh diellore, fije nervore e spermatozoidesh || telekapistra të ngulura në kutinë kafkore || Idetë e bukura lindin në kokat e kapitujve. Nga kryqëzimi i kimisë me fizikën, të fizikës me mjekësinë apo të fizikës me sociologjinë. || një fetus në një meduzë || përputhje e rastësishme e të gjitha koncepteve dhe trajtimit të tyre konceptual për të thyer gangsterët || fenomene që të tjerët i kishin parë shumë më përpara, por për t’i interpretuar ndryshe || 

Dita e ditës || Sot … është anuluar. || izoluar nga qyteti e natyra njëherësh || të ëndërrosh për të tejshkuar Amazonën për të mësuar një gjuhë që asnjë nuk e di || për të ndërzyer spermë njeriu te majmuni || krijesa të krijuara gjenetikisht mbi bazën e veladonëve fetare dhe termitesh me qëllimin për të shfarosur mërzitë që shndërrohen në kameleonë biomekanikë || Peshkaqenët fillojnë të shumëzohen me anën e virgjëreshave. || zogj me krahë zogjsh || Elektronet infiltrohen në secilin nga ne dhe veprojnë. || çdo ditë qëkur kam hapur sytë jam vonë || gjendet një zbrazëti e madhe brenda meje, një zbrazëti që shkatërron e bren e thith gjithçka. || Të gjithë të krisurit telefonojnë, çmenduria shpërhapet… || disa somnambulë që bëjnë namin gjithkund ! pllenojnë dhimbjen || Është sikur zorrët të të shtrëngojnë zemrën. || hajne e aparatit të zemrës || viçi buldog i kapur nga shkurtabiqësia e patrajtë || gjedhe e ardhur nga një ka e një kalë duke ilustruar çiftëzimin ndërspecior || jelek i trikotuar leshi || Edhe 7 vite pa punë dhe vjen pensioni. || gjynah të metabolizosh perceptime shumë të pasura || rrotulloj video në gjumë pa e marrë vesh || sistem i aftë për t’i shtuar fort dritëzat më të vogla – lejon kështu për të ngulur shtyllat në rrethana errësimi pothuaj të plotë || përgjigje të përshtatshme organizmash të nënshtruar || Zotësia individuale për t’u bërë ballë forcave krijon formë kolektive.

Ky seksion është bosh, pamjaftueshëm i detajuar ose i paplotë. Ndihma juaj është e mirëpritur !

I dashur thes i vogël bollguri, lloj i bankave të spermës pema gjenealogjike e të cilave është në formë rrethi. Pederasti yt i sapolindur nuk do të flasë kurrë. || një leproz i djegur me acid më ka prekur me sytë e tij || ishin krijuar për të vdekur, por shtohen. || paraja është më e rëndësishme se kuptimi || Lufta e të nesërmes, çfarëdo të ndodhë na përket || gropa ime e fytyrës është vetëmbyllur, po shpërthej || Mendim për mbipopullimin || Ju dalloj si koloni milingonash || Ju dalloj si tub mbushur me qeliza minjsh mali të ngrira në xhelatinën nënshtruar një vandaku kundërprotonesh, pjesëzash kundërlënde || nesër është dita e të mërziturve, besoj të kem interes për ta fshehur makinën time ! || hibridizim mes një djali me skuter shpejtësi në fund dhe një autobuzi bashkiak || të gjithë organizmat tokësorë janë krijuar në formë L || Aparati juaj gjenital është më i fortë se një nunshaku : e dinit. || ajo është e verbër… dhe raciste || Mund të humbasësh brenda tjetrit e unë humbem në mua ! || I'm a street walking cheetah with a heart full of napalm || përvoja mendore, vija vazhdon shifra, një projekt kërkimi || mësues shpërqendrimi || nuk të ndodhë madje të imitosh vetveten || Ajo bën ende reklamë gjinjsh. || bëjmë bashkë një emision porno-emocional për TF1 || roboti rikonfigurohet me një lloj vetëvëzhgimi || Mikrobet përbëjnë gjysmën e biomasës të këtij planeti. || Për të shurruar. Prandaj birra jep kaq shumë të ardhura. Nuk e blejmë, i thurim lavde vetëm. || Përtëritje me anën e shartimit të të rinjve me të vjetrit (Rejuvenation by grafting) || Po deshti Zoti.

Lexim i menjëhershëm. 100 për qind i ligjshëm. Pa ndërprerje, as angazhim

Çliruar nga liria || çsolidarizohem plotësisht nga shfaqja e dorëshkrimit tim || krejt përçapja ime ka qëllim të krijojë shkallë të lartë shtypjeje në kokën time || sikur duhej të vdisja, kam shpenzuar krejt të hollat; gjithmonë gjallë, jam tani në situatë financiare më shumë delikate || rekord i shpejtësisë më të shpejtë thyer nga një qenie njerëzore në rënie të lirë || injektohen inde testikujsh qeni e kavieje nën lëkurë || qime bythe të mëdha si kobra || Çdo pore e lëkurës është mbyllur. || për të mos e njohur fytyrën e prindërve të saj apo fëmijëve të vet || si të zotërosh ide më të pastra || e ardhmja është bosh dhe ne gjithashtu || bazë sulmi eksperimentale e Marsejës || halucinacione të numërizuara || toksimani pa drogë || organizim kaotik kamikaz || specialist emocionesh makinash || terrorist i të vërtetës || ushtrim realiteti || zgjidhja e saj është pa reshtë e përfunduar || truri i kërkon zemrës për të mos harruar e dërguar më shumë gjak || një sistem fetar që ka prodhuar Manastirin Jeshil nuk mundet kurrë të vdesë || ridërguar me kohë të plotë || Në pubertet, një çunak sheh në disa javë taksën e tij të testoteronit të shumëzuar me 18, përkundër 3 a 4 për vajzat. || Bota është rezultat i një ekuilibri që krijohet mes presë dhe grabitqarëve. || “Parapëlqej të qaj në sediljen e prapme të një BMV se të jem e lumtur majë një biçiklete…” || Fillon stina e dashurive: dhe aty është beteja e të gjithëve kundër të gjithëve. || realitet i qytetëruar ndëshkimesh të shpeshta e prejardhje rrahjesh || disa fjalë janë gozhduar në trup || Sa më shumë dy qenie afrohen, aq më shumë binden se janë larguar. || numrat Flextel duke ridërguar thirrje drejt çfarëdo pike të globit || klikoni këtu për t’i dhënë fund mosdënimit || për të futur gjëndëra majmuni në disa milionerë :: Testicular grafting from ape to man || Ky shqetësim diplomacie që, te disa njerëz me vështirësi përparimi, bëhet natyrë e dytë, me frikën për të zemëruar një të fuqishëm të sotëm apo të nesërm. || kristale argjile vetëjehone, që janë dorëzuar për miliarda vite luftërave para se të prodhohen nga qeliza të thjeshta || psikohistoria parathotë të ardhmen duke e konsideruar botën si një bashkësi grimcash || repertor murmurimash, frushullimash e kërcitjesh i ngathët në një nga gjuhët më të errëta të planetit || sistem që bën të prekshme çdo sipërfaqe (muri, tavoline, vitrine...) || planeti nën LSD ka dendësi të ulët përkundërt me atë të tapës dhe mund të pluskojë mbi ujë || zog me krahë || krahë aparatesh fotografikë || Njerëzit nuk më shohin kur jam përballë tyre, nuk më dëgjojnë kur u flas. || mund të më programosh në largësi ? || Shumë kanë pak kujtesë. || Problemi nuk është vetëm për t’i patur gjërat, por për të ditur çfarë kemi. || “parapëlqej të të fyej dhe të mbetem po unë” || Ministër i Ngritjeve Prodhuese || një mut i madh mbi një tavan ! Hë ? Shpjegoma këtë. || Zbulon se kam kokë për ta patur parë tashmë këtë lloj muti ??? || E zeza sipër kokës tënde, janë këto re të zeza. Në realitet, këto janë këpucë. || Tërësia e të gjitha tokave të botës është rreth 148.940.000 km2. Ti kërkon gjithmonë 10 m2 e tua ! || Kurrfarë përkthimi nuk është i mundshëm për këtë përmbajtje. || Do kisha dashur shumë të mund të jeni në një mendje me mua pa qenë plotësisht të marrë.

Solli në shqip nga frëngjishtja : Anila Xhekaliu

Anila Xhekaliu

Ces traductions vers l'albanais par Anila Xhekaliu ont été publiées dans le magazine Milosao (mai 2014) et le site MNRV (juin 2014).

Les syntextes en français :

amatemp3.2

amatemp19 [\m/] ou

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire